Lidhin rojën me kabllo elektrike, një muaj paraburgim për grabitësin me maskë

Kronikë e zezë

Lidhin rojën me kabllo elektrike, një muaj paraburgim për grabitësin me maskë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 14:49
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit S.G, për shkak të dyshimit se ishte pjesë e grabitjes me disa persona të tjerë në Isniq të Deçanit.

Në një komunikatë për media thuhet se më 30.11.2018, rreth orës 01:50, në Isniq të Deçanit, pas marrëveshjes me të pandehurit A.N, M.N dhe XH.TH, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme duke u pajisur me maska dhe armë e dorëza, thyejnë derën e depos ndërtimore, ku i pandehuri M.N godet rojën e depos dhe e lidhin me kabllo elektrike, nga ku marrin një telefon dhe nga arka marrin pazarin ditorë në vlerë prej 1.500 euro dhe pastaj largohen.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.G dyshohet se si bashkëkryerës ka kryer veprat penale grabitje dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, bashkëkryerësve A.M, M.N dhe XH.TH, iu është caktuar paraburgimi me datë 3 dhjetor 2018, ndërsa S.G deri tani ka qenë në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat