Një aksident më mes tri veturave, ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku si pasojë janë lënduar katër persona.
KosovaPress ka siguruar pamje nga aksidenti ku shihet se automjeti i KFOR-it ka goditur fillimisht një automjet duke e gjuajtur në kahjen tjetër të rrugës.
I gjithë aksidenti duke që ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 10:00, ku pastaj janë shkaktuar edhe kolona të gjata.