Trafikonin hashash nga Shqipëria në Itali, dënohet me burg grupi Habilaj

Kronikë e zezë

Trafikonin hashash nga Shqipëria në Itali, dënohet me burg grupi Habilaj

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Moisi Habilaj u dënua me dënim maksimal prej 18 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata e Katanias.

Gjatë kësaj seance u kërkua që Habilaj të shpallet fajtor për akuzën e trafikimit të hashashit nga Shqipëria në Itali, që kryesisht kryhej me anije peshkimi, transmeton Klan Kosova

Ndryshe, Habilaj është i njohur për publikun si kushëri i ish ministrit të Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, i cili sipas një agjencie lajmesh në Katania edhe ai vetë ishte i pranishëm në seancë.

Ndërkohë, Nazer Seiti, i konsideruar si financier i grupit Habilaj, rrezikon 6 vite burg, ndërsa për Meridian Sulajn është kërkuar një dënim me 12 vite. Për Fatmir Minajn, një tjetër person i hetuar, është kërkuar lirimi, ndërsa për 11 shtetas italianë që bashkëpunonin me grupin Habilaj është kërkuar dënimi me burg nga 2 deri në 15 vite si dhe gjoba në vlerën e mijëra eurove.

Në fillim të nëntorit, Prokuroria e Katanias pushoi hetimet për Saimir Tahirin, i cili në atë kohë doli edhe në një konferencë për shtyp. Por, në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet për ish-ministrin, i cili dyshohet se ka favorizuar dhe bashkëpunuar me grupin Habilaj.

Banda e Habilajve në Vlorë u kap pas një hetimi 2-vjeçar të antimafias italiane, e cila përgjoi të gjithë grupin që transportonte hashashin e prodhuar në Shqipëri drejt Italisë, në Sicili./tch

Në kohën kur u kap një anije me qindra kilogramë hashash, u arrestuan edhe Moisi Habilaj, i afërt i ish-ministrit Tahiri, bashkëpunëtorët e tij si dhe pjesa e rrjetit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat