Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuar për narkotikë

Kronikë e zezë

Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuar për narkotikë

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 dy të pandehurve M.R. dhe A.B.

Të pandehurit dyshohen se nga koha e pacaktuar në vitin 2018 e deri më datë 8 dhjetor në bashkryerje, pa autorizim kanë shpërndarë, shitur, transportuar dhe ndërmjetësuar substanca narkotike të cilat me ligj janë të shpallur si narkotik të llojit marihuanë.

Me këto veprime dyshohet se të pandehurit M.R. dhe A.B. në bashkëryerje kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të paraparë në Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 8 dhjetor 2018 dhe do të zgjasë deri më 8 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat