Kontrabandë me lopë nga Serbia, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Kontrabandë me lopë nga Serbia, arrestohen dy persona

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Policia ka ndaluar një kamion në lagjen Bajr të Mitrovicës në të cilin kishin të ngarkuar 13 lopë për të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.

Kamioni me gjedhe është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gjedhet (lopët) janë sekuestruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat