Vidhte në shtëpi të pabanuara, arrestohet në Vushtrri

Kronikë e zezë

Vidhte në shtëpi të pabanuara, arrestohet në Vushtrri

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në nëntë (9) raste të ndryshme të veprës penale ‘vjedhje’.

Sipas Policisë, cak i këtyre vjedhjeve ishin shtëpi të pabanuara,  të cilat gjendeshin në lokacione të ndryshme dhe vjedhjet ishin raportuar që kanë ndodhur në  kohë të  ndryshme  në zonën e  përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri.

Arrestimi i të dyshuarit A. H., 33 vjeç, është bërë në orët  e mbrëmjes të datës 11 dhjetor 2018.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit  të dyshuarit  i është caktuar masa e ndalimit policor./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat