Therje me thikë në Podujevë

Kronikë e zezë

Therje me thikë në Podujevë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Policia e Kosovës raporton se katër të dyshuar pas një mosmarrëveshje në mes tyre janë rrahur mes veti dhe si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Krasniqi” në Podujevë ku në  vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat