Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar për vjedhje

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar për vjedhje

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 16:01
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.V. i cili gjendet në ndalim që nga data 11 dhjetor për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Grabitje “.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit R.B. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat