30 ditë paraburgim për plagosje

Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për plagosje

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 14:29
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak prej tridhjetë ditëve të pandehurit B.M..

I pandehuri dyshohet se me datë 12 dhjetor 2018, në Rahovec në autoservisin e tij i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit Z.V. me të cilin është në lidhje farefisnore. Pasi që ishin duke çmontuar një automjet së bashku, i dëmtuari Z.V. e ka gjetur mbrapa ulëses së automjetit një pistoletë dhe i pandehuri B.M. gjatë tentimit që ta merr armën nga dora, arma është shkrepur duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit Z.V., me ç’rast është dashur të marr trajtim mjekësor.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri B.M. ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat