Grabitën 50 mijë euro, aktakuzë për dy persona

Kronikë e zezë

Grabitën 50 mijë euro, aktakuzë për dy persona

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:52
Prokuroria Themelore e Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.B. dhe E.Z., për veprën penale “Grabitje”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Xh.B.  dhe E.Z., me datën 23 korrik rreth orës 11:30 në fshatin Kashicë të  komunës  se  Istogut, pasi sigurohen se në shtëpinë e të dëmtuarit A.Sh. nuk gjendet asnjë mashkull brenda, por vetëm të dëmtuarat I.Sh dhe E.L., i bien ziles së shtëpisë dhe në momentin kur hapet dera nga e dëmtuara I.Sh., të pandehurit me forcë dhe nën kërcënimin e armës dhe sëpatës futen brenda dhe nga aty marrin 50 mijë euro , dy telefona celular dhe atë një Iphon6 dhe një Iphone7 në vlerë prej 1.800 euro dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes. 

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat