I gjenden armë në shtëpi, arrestohet një person

Kronikë e zezë

I gjenden armë në shtëpi, arrestohet një person

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 16:04
Arma

Policia e Kosovës, përmes njësiteve relevante në Prizren, sot ka arrestuar një person në rrugën ”Ismet Jashari“ në Prizren.

Personi i arrestuar është me  inicialet B. S. Gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale:

Një  revole, me numër serik 28354,

Një  karikator,

Pesëdhjetë e dy (52) fishek dhe,

Dy (2 ) antiplumba.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren, i dyshuari është dërguar në ndalim policor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat