Përleshje në Pejë, policia arreston të dyshuarit

Kronikë e zezë

Përleshje në Pejë, policia arreston të dyshuarit

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona në Pejë, pasi dyshohet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ku tre të dyshuarit pas mosmarrëveshjes janë përleshur edhe fizikisht, ku si pasojë e kësaj njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërkaq njëri është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat