Rrahje me pasojë vdekjen, ngritët aktakuzë për dy persona

Kronikë e zezë

Rrahje me pasojë vdekjen, ngritët aktakuzë për dy persona

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:10
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.S., dhe F.M., të cilët pas një fjalosje kishin sulmuar viktimën me inicialet D.M, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore me rrezikim të jetës, e që ka rezultuar me vdekje.

Sipas aktakuzës, me datë 07.04.2018 pas orës 02:00, në kafenenë “Vullkani” në fshatin Gjinovc – Komuna e Suharekës, të akuzuarit A.S. dhe F.M., duke qenë në shoqëri me disa shokë dhe në gjendje të dehur, pas një fjalosje verbale vijnë deri te konflikti fizik me tashmë të ndjerin D.M.

“Të akuzuarit, e godasin të ndjerin me grushta dhe me mjete të forta në kokë, dhe si pasojë e goditjeve dhe e lëndimeve të marra, i ndjeri bie në gjendje kome. I ndjeri, pas tretmanit mjekësor dhe qëndrimit në QKUK në Prishtinë, vdes me datë 29.04.2018. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit A.S., dhe F.M., kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat