Një person është arrestuar i cili kishte kanosur dy zyrtarë policorë, të cilët kishin qenë në detyrë.
I dyshuari kishte qenë pasagjer në një veturë që e kishin ndaluar policët për kundërvajtje, por gjatë shqiptimit të tiketës kishte ndërhyrë i dyshuari dhe kishte kanosur policët.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Shkupi’ në Prishtinë.