Në Vushtrri arrestohet një 24 vjeçar për grabitje

Kronikë e zezë

Në Vushtrri arrestohet një 24 vjeçar për grabitje

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Nga hetuesit e sektorit rajonal të Mitrovicës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Rasti ishte raportuar të ketë ndodhur  me datën 17 dhjetor 2018,  në një filial për  transferim parash  që ndodhet  në rrugën “Basri Beqiri” në Vushtrri , ku viktimës (femër),  nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë),  ia kanë grabitur një shumë të parave. 

Sipas kumtesës për media dërguar nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Mitrovicës, hetimet kanë rezultuar me identifikimin dhe me arrestimin e personit të dyshuar: A.S., 24 vjeç, shtetas i Kosovës.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar  masa e ndalimit policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat