U shpall në kërkim se ndërtoi pa leje, arrestohet 46-vjeçari

Kronikë e zezë

U shpall në kërkim se ndërtoi pa leje, arrestohet 46-vjeçari

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për ndërtim pa leje ka rënë në prangat e policisë së Sarandës.

Sipas njoftimit të policisë, "A. N., banues në Sarandë, ishte në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 07.12.2018, ku në vendin e quajtur "Tre Ishujt" Ksamil, gjatë ekzekutimit të Vendimit të Gjykatës Administrative Gjirokastër, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve përkatëse,”. Më pas 46-vjeçari në vijim të veprimeve të kundraligjshme ka prishur objektin "kioskë" duke i vënë zjarrin. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat