Kukësi ka shumë të rinj me aftësi ndryshe, por vetëm 7 prej tyre janë në punë!!!

Kukësi

Kukësi ka shumë të rinj me aftësi ndryshe, por vetëm 7 prej tyre janë në punë!!!

Më: 2 mars 2019 Në ora: 20:24
Foto

Të jesh person me aftësi ndryshe të duhet të përballesh me mjaft probleme. Shumë institucione edhe pse e kanë detyrim punësimin e personave më aftësi të kufizuara nuk i pranojnë, ndërkohë që edhe mungesa e infrastrukturës për ta ku mungojnë rampat, ju privon atyre punësimin. Pas një studimi të kryer nga vullnetarë të një organizate ka rezultuar se në Kukës vetëm 7 persona me aftësi ndryshe janë të punësuar në institucionet publike, ndërkohë që vetëm 4 institucione publike janë pjesërisht të aksesueshëm nga kjo kategori.

 ‘’Nga 20 institucione publike që kemi vëzhguar vetëm 4 prej tyre janë pjesërisht të aksesueshme ndërsa pjesa tjetër, 16 janë të pa aksesueshme nga personat me aftësi të kufizuar. Të rinjtë më aftësi të kufizuar janë një numër I konsiderueshëm. Sipas të dhënave të shërbimeve sociale rezulton se 121 persona të moshës deri në 18 vjeç janë më aftësi të kufizuar dhe 178 të rinj që marrin KEMPIN pagesën e aftësisë së kufizuara’’ pohon Jonida Halilaj punonjëse sociale.

Në Kukës funksionon vetëm një qendër sociale për fëmijët me aftësi ndryshe dhe autizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat