Paloka në Kukës, kërkon pjesëmarrje masive në 16 mars

Kukësi

Paloka në Kukës, kërkon pjesëmarrje masive në 16 mars

Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:31
Edi Paloka

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me strukturat e degës në Kukës. Në qendër të diskutimeve ishin përgatitjet për protestën e 16 marsit dhe masat që do merren për një pjesëmarrje sa më të lartë.

I dërguari i PD, Edi Paloka në një prononcim për mediat u shpreh se pjesëmarrja e demokratëve kuksianë në protestë është e rëndësishme.

Paloka komentoi edhe pranimin e mandatit të deputetit në qarkun e Kukësit, Alban Zeneli.

Ai ndër të tjera shtoi se opozita që po përpiqet të krijohet, nuk është opozitë dhe se, sipas tij, parlamenti tashmë e ka humbur seriozitetin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat