Zgjedhjet e 30 qershorit/ Rama konfirmon Gjicin për bashkinë e Kukësit - Bota Sot
Zgjedhjet e 30 qershorit/ Rama konfirmon Gjicin për bashkinë e Kukësit

Kukësi

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Rama konfirmon Gjicin për bashkinë e Kukësit

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:30
Edi Rama, Safet Gjicin

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar Safet Gjicin, presidentin e Kukësit për kandidat të Partisë Socialiste për bashkinë e këtij qyteti për zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë turit  “Bashkia që duam”, me qytetarët që ka zhvilluar në Kukës, kryeministri Edi Rama tha:

“Kandidatin për kryetar bashkie, nuk e solla unë, por e gjeta këtu dhe ja ku e keni (duke iu drejtuar Gjicit). E gjetëm mes jush dhe e gjetëm kampion, ose pretendent për kampion, se këtë vit më duket se…. Po të paktën, nëse nuk fituat kampionatin, fitoni bashkinë. Pasi të bëni këtë, fitoni dhe kampionatin”.

Rama më pas e ka komentuar takimin edhe në Twitter.

“Një supertakim në Kukës me mijëra qytetarë, aty ku sot nisëm ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar.
Faleminderit të gjithëve, me bindjen se së bashku do ta kthejmë Bashkinë e Kukësit në motor ndryshimi e zhvillimi me #PartinëSocialistedhe #SafetGjicin“- shkruan Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...