Shën Gjergji; Si festojnë në Kukës!

Kukësi

Shën Gjergji; Si festojnë në Kukës!

Azem Parllaku Nga Azem Parllaku Më 5 maj 2019 Në ora: 18:23
Kukës

Dita e Shën Gjergjit, sipas kalendarit Gregorian festohet më 6 maj, ndërsa sipas kalendarit Julian festohet më 23 prill. Dita e Shën Gjergjit është festë tradicionale e shqiptarëve nëpër të gjitha viset etnike, e cila është përcjellë brez pas brezi, duke e promovuar ceremonialin për nder të kësaj dite. Përveç shqiptarëve këtë ditë e kremtojnë edhe, serbët, bullgarët, romët deri vonë, turqit, etj.

Disa studiues hipotezojnë t’i japin karakter fetar kësaj ditë-feste, teksa rituali për nder të saj i tejkalon ngjyrimet fetare. Thjeshtë, Dita e Shën Gjergjit, mbetet dhe kështu do të jetë, si një festë tradicionale e pagane. Fjala Gjergj në greqishten e vjetër do të thotë thotë bujk.

Nisur nga ky fakt, festa e Shën Gjergjit ka të bëjë me kultin e pjellorisë dhe të bujqësisë, që do të thotë se ritet e kësaj feste kanë të bëjnë me blegtorinë, bimësinë dhe mirëqenien që, i vjen njeriut duke i shfrytëzuar ato. Një ditë më parë, më 5 maj të rinjtë, vajzat dhe djemtë shkojnë e mblidhnin degë pemësh, sidomos mështekën dhe shelgje, e me këto degë stolisnin derën dhe dritaret e shtëpive, në ndërkohë prej degëve të mbledhura i çojnë edhe në kopshtet dhe arat e mbjella me thekër e patate.

Lulet dhe barishtet që i kanë mbledhur bashkë me degët e pemëve, hidhen në ujin me të cilin lahen të vegjëlit. Besohet ѕe të gјіthë ѕëmundјet të сіlat mund të prekin të vegjëlit, transferohen në livadhin ku janë mbledhur lulet. Kjo festë aq e dashur për vendasit, përveç karakterit ritual, përtërirjes së natyrës, ka fituar edhe karakterin e festës së të rinjve, duke u bërë pjesë e jetës së tyre.

Në Ditën e Shëngjergjit, vajzat kryejnë parashikime për dashurinë dhe martesën. Fati lexohet sipas shenjave të luleve. Herët në mëngjes, vajzat zbukurojnë flokët me lule dhe shkojnë në kroje. Brenda enëve të ujit, lëshojnë lule dhe barishte, me qëllim që uji të marrë ngjyrë. Me ujin e ngjyrosur, brumosen kulaçët e Shën Gjergjit. Teksa, po me këtë ujë lajnë sytë burrat dhe gratë, e spërkaten ambientet e shtëpive.

Të zonjat e shtëpisë, të cilat janë ngritur herët marrin hithra me të cilët i ngrejnë fëmijët herët që të mos bëhen dembelë, dhe kur i zgjojnë ata u varin në qafë kungull të egër, që të mos i marrë mësyshi dhe syri i keq. Në Shishtavec dhe në Novosej, karakteristike, janë vallet e mëdha për nder të kësaj feste.Garat me kuaj, ndeshja e qeve, mundja dhe sporte e lojra të tjera zhvillohen në këtë ditë, si festë e ripërtëritjes së natyrës, si festë e luleve, si festë e luftimit dhe mallkimit të së keqes, si festë e trembjes së shpirtërave të këqinjë dhe dhimbjeve.

Gjatë Festës së Shëngjergjit kryhen rite që, lidhen me shëndetin, me punën, me përtacinë, shërimin e sëmundjeve, me fatin, me bukurinë, me dashurinë etj. Shën Gjergji si festë pagane ka pasur për qëllim të kremtohet, sepse që nga kjo ditë (6 maj) çdo gjë i takon stinës së pranverës së plotë. Kungulli i egër, peni i bardhë dhe i kuq, bërja e qaforeve të vajzave dhe fëmijëve të vegjël ka për qëllim shëndetmirësinë e tyre. Pastaj, larja me ujë të vakët dhe me gjethe të pemës dhe lulesh, si dhe prekja e trupit, gjymtyrëve të këmbëve dhe duarve me nga një fije hithri që të djeg pak, ka pasur për qëllim që shëndeti të jetë për tërë vitin i mirë.

Në fshatin Borje, kjo ditë festohet në natyrë, ku banorët shijojnë ushqimet në sofrat e përbashkëta në lëndinat afër vendbanimit. Në sofrën e festës nuk mungojnë hurdhrat e njoma, simbol i gjelbërimit pranveror dhe i mbrojtjes nga të këqijat. Në sofër nuk mungon djathi i parë i dhisë. Copëzat më të mëdha të djathit u hidhen nuseve të reja, që të lindin shumë fëmijë.

Përpos kaq, ritet e kësaj dite u janë kushtuar barinjve dhe kopeve të deleve, sepse në këtë ditë sipas legjendës, barinjtë dhe kopetë e dhenëve u çliruan, mbasi ishin robëruar nga zanat mitike. Ndaj dhe therja e një qinngji në këtë ditë konsiderohet e vlefshme, e po në këtë ditë paguhen barinjtë e kopeve, të cilët janë caktuar t’i ruajnë ato deri në ditën e Shën Dhimitrit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat