Bashkim Shehi: Të gjitha KZAZ kanë rënë

Kukësi

Bashkim Shehi: Të gjitha KZAZ kanë rënë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 14:39
Bashkim Shehi

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehi i kërkon policisë të mbështesë bashkinë në zbatimin e dekretit të presidentit.

"Të gjitha KZAZ kanë rënë në bazë të ligjit dhe të gjithë ata që duan të shkeli ligjin vazhdojnë dhe ne nuk mund ti ndalojmë sepse nuk kemi kompetenca kushtetuese por në mënyrë ligjore sot në territorin e bashkisë së Kukësit nuk ka KZAZ. Si i ruajti si nuk i ruajti policia. Ata janë të detyruar të lragohen dhe nuk kanë pse të marrin urdhra nga KQZ.

I bëj thirrje edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kur kryetari i bashkisë kërkon mbështetje për lirimin e ambienteve sepse nuk mund të zhvillohen zgjedhje kur ka një dekret të presidentit.

Cdo veprimtari e kryer në këto ditë, është në kundërshtim me ligjin dhe ne si bashki po e dok,mentojmë. Të gjitha takimet elektorale janë në kundërshtim me dekretin e presidentit sa kohë nuk kemi një e vendim të gjykatës kushtetuese" 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat