Kryebashkiaku i Kukësit: Qytetarinë nuk na e marrin dot peng as me kuti, as me babëzi - Bota Sot
Kryebashkiaku i Kukësit: Qytetarinë nuk na e marrin dot peng as me kuti, as me babëzi

Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit: Qytetarinë nuk na e marrin dot peng as me kuti, as me babëzi

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 20:42
Bashkim Shehu

Kryetari i bashkisë së djathtë të Kukësit, Bashkim Shehu ka bërë një reagim, disa orë para nisjes së procesit së votimit. Në një status në Facebook, ai thotë se “qytetarinë nuk na e marrin dot peng as me kuti, as me babezi”.

Sipas Shehut nuk ka asnjë arsye për konflikt, per votime që siՎ thotë ai  nuk kane asnje peshe ne demokracin.

Statusi i Bashkim Shehut

Ky 30 qershor po na meson nje gje te rendesishme.

Nje te riu qe voton per here te pare, kjo dite, do t’i mesoje si votohej dikur; kur diktatori Hoxha thoshte dhe mburrej se diktatura e proletariatit qenka demokracia me e plote. Partia urdheronte e populli votonte.

Çdo kuksian ka rastin te kuptoje se sa shpejt shkaterrohet e bie shteti. Kutite e votimit te 30 qershorit, date e rrezuar nga dekreti i Presidentit,  jane tiparet e diktatures, te cilen e kishim lene pas para 30 vjetesh.

Zullumi, konflikti, sherri dhe perplasjet nuk jane cilesi te demokrateve te thjeshte, as te socialisteve te thjeshte. Neser jemi te gjithe kuksiane, te djathte e te majte- Ky eshte leksioni yne per kedo qe na nenvlereson dhe perçmon.

I mirekuptoj njerezit e paket qe per te ruajtur vendin e punes, jane te detyruar te votojne nje farse, ne kundershtim me dekretin e Presidentit.

I kuptoj akoma me shume demokratet dhe gjithe qytetaret e tjere qe nuk duan te shkojne te perligjin shtetin e kapur nga mafia e votes, nga korrupsioni i madh dhe nga makineria e pasur e droges.

Si kryetar Bashkie dhe si kuksian me rrenje,  i ftoj qytetaret te tregojne vleren me te larte qe ata kane: kulturen dhe maturine.

Edhe pse votimet jane te paligjshme, ne kemi rastin te kuptojme qe qytetarine nuk na e marrin dot peng as me kuti, as me babezi.

Ne nuk kemi asnje arsye te konfliktohemi per votime qe nuk kane asnje peshe ne demokracine qe duam.

Une ju ftoj t’i bashkoheni kauzes se Partise Demokratike per standarte euroatlantike te zgjedhjeve qe kerkojne ndeshkim te krimeve elektorale, pa manipulime, pa presione mbi administraten, pa kriminele e drogaxhinj ordinere!

Nese kuptoni qe familja eshte e shenjte, atehere keni kuptuar se atdheu eshte i shenjte. Te mos i ulim vleren duke votuar njelloj si para viteve ‘90.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...