I kapin me sirianë brenda makinës, policia arreston dy persona në Kukës

Kukësi

I kapin me sirianë brenda makinës, policia arreston dy persona në Kukës

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 13:08
Foto

Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit B.D., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe M. R., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Shtetasi B. D. u kap në hyrje të qytetit të Kukësit, ku në automjetin tip BMW po transportonte 5 shtetas sirianë.

Ndërsa shtetasi M. R. u kap në aksin Kukës – Morinë, tek kthesa e Kolshit, ku në automjetin tip Furgon, po transportonte 7 shtetas sirianë.

Shtetasit B. D. dhe M. R. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat