Kukësi paralajmëron Ramën: Kompensim për tokat e Fierzës, ose padi në Strasburg

Kukësi

Kukësi paralajmëron Ramën: Kompensim për tokat e Fierzës, ose padi në Strasburg

Më: 16 janar 2020 Në ora: 15:44
Banorët e Kukësit

Qeveria Rama paralajmërohet për protesta dhe padi në Strasburg nga banorë të Kukësit, tokat e të cilëve u përmbytën nga Hidrocentrali i Fierzës.

Banorët e Kukësit, tokat e të cilëve u përmbytën nga ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës i kanë lënë një muaj afat qeverisë  për ti kompensuar.

Në rast të kundërt ata paralajmërojnë nisjen e protestave masive dhe padi në Gjykatën e Strasburgut.

Sherif Kastrati: Shpresojmë që çështja mos të shkojë në një shkallë që nuk e dëshirojmë ne.

Problemi i shpronësimeve dhe kompensimit fizik të pronarëve mbetet ende i pazgjidhur tërësisht edhe pse kanë kaluar tre dekada në tranzicion.

Vetëm 400 nga 3 mijë e 500 familje të prekura kanë përfituar nga dy VKM të vitit '95 dhe janë zhvendosur në Durrës, Lezhë e Lushnje.

Ndërsa të tjerët thonë se nuk kanë marrë asgjë.

"Kërkojmë të na i paguajnë sa më parë"

Nga ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978 u përmbytën 35  fshatra dhe qyteti i vjetër i Kukësit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat