U mbyt në liqen, gjendet pas një ore kërkimi trupi i 16-vjeçarit - Bota Sot
U mbyt në liqen, gjendet pas një ore kërkimi trupi i 16-vjeçarit

Kukësi

U mbyt në liqen, gjendet pas një ore kërkimi trupi i 16-vjeçarit

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 18:15
Liqeni Kukës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Kukës, ku një 16-vjeçar është mbytur duke u larë në liqen.

Pas një ore kërkimi është bërë e mundur gjetja e trupit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në liqen në vendin e quajtur Hani i Lacit, në fshatin Bardhoc.

Policia bën me dije se është mbytur 16-vjeçari me inicialet L.G., banues në fshatin Bardhoc.

Për gjetjen e 16-vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat