Sistemi i Drejtësisë, Rama me tone të ashpra: Të futen në burg gjykatësit dhe prokurorët! Janë të korruptuar

Kukësi

Sistemi i Drejtësisë, Rama me tone të ashpra: Të futen në burg gjykatësit dhe prokurorët! Janë të korruptuar

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 11:02
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Kukësi ka folur me tone të ashpra për Sistemin e Drejtësisë në vend.

Ai i ka akuzuar prokurorët dhe gjykatësit si të korruptar, ndërkohë që ka kërkuar të dënohen ata që nuk justifikojnë pasurinë përpara vettingut.

Rama: Në burg nuk të fut as partia në pushtet, as qeveria dhe as kryeministri. Në burg të fut drejtësia dhe që drejtësia  të të fusë në burg, duhet të hyjnë në burg ata që e kanë penguar drejtësinë të fusë në burg. Prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, ata të cilët ka filluar t’i pastrojë vettingu. Bashkë me ata që s’janë pastruar akoma, e dinë që s’do ta kalojnë vettingun dhe vazhdojnë të bëjnë krime me atë çekiçin e gjykatësit. Duhet të shkojnë ata në burg, siç thotë edhe Këshilli Europian, Bashkimi Europian, që Shqipëria për t’u bërë pjesë e kësaj familje duhet të fusë në burg gjykatësit dhe prokurorët që kanë dalë nga vetting se kanë pasuri të pajustifikueshme. Ata duhet të japin llogari për atë pasuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat