Me flamurin e UÇK-së në duar, spektakël me kuaj në Kukës

Kukësi

Me flamurin e UÇK-së në duar, spektakël me kuaj në Kukës

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 12:29
Spektakël me kuaj në Kukës

Me flamurin e UÇK-së në duar, kalorësit e klubit “Albanian Cowboy” vërshuan në rrugët e qytetit verilindor Kukës si mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së, që ndodhen në Hagë.

Organizatori i eventit, Shkëlzen Brataj u shpreh se ka qëllim promovimin e vlerave të Shqipërisë, ndërsa ka dhe një kërkesë për Bashkinë e Kukësit.

"I mbështesim maksimalisht në veprën dhe në lavdinë e tyre, çlirimtarët janë çlirimtarë dhe do mbeten çlirimtarë. Kështu që ai flamur është për nder të tyre sot dhe do kalërojmë për nder të tyre sot. Ti promovojmë disa vlera që i kemi pothuajse të harruara, shpresoj që edhe këtu në Kukës të dhurojmë një spektakël sadopak të vogël. I bëj thirrje bashkisë të vërë një dorë të na bëjë një dhe për fshatin për zonën për të gjithë ne domethënë kudo që jemi. Të na bëjë një fushë hipizimi ku të kalërojmë shëndetshëm pa u dëmtuar, po ashtu të mos rrezikojmë dhe të argëtojmë gjithë këtë popull të mrekullueshëm", tha ai.

Ndalesa kryesore është fshati i Shishtavecit, një zonë me një traditë të hershme në hipizëm.

"Aktiviteti është shumë i mirë. Bravo i qoftë këtyre djemve që e kanë organizuar këtë aktivitet.

Shishtaveci e ka pasur traditë gjithmonë, me kuaj me vrapime me gjitha të mirat", shprehen banorët.

Aktiviteti zhvillohet në mbështetje të forcave të rendit dhe Bashkisë së Kukësit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat