Prefekti i Kukësit refuzon heqjen e titullit 'Qytetar Nderi' për Veton Surroin

Kukësi

Prefekti i Kukësit refuzon heqjen e titullit 'Qytetar Nderi' për Veton Surroin

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 12:58
Veton Surroi

Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka refuzuar heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin. Lajmi është konfirmuar nga vetë Kuçana nga Euronews Albania.

Pasditen e 27 nëntorit Këshilli i Qarkut Kukës vendosi që t’i hiqte titullin “Nder i Qarkut” publicistit të njohur të Kosovës, Veton Surroi.

Sipas këshillit vendimi u mor, pasi Surroi ka sulmuar luftën e drejtë të UÇK-së.

Ky vendim solli reagime të shumta nga palët politike, por jo vetëm. Kryeministri Edi Rama ishte i pari që reagoi dhe këtë vendim e quajti lajthitje kolektive dhe i kërkoi Prefektit të Qarkut Kukës të mos e firmosë një vendim të tillë.

Nuk mungoi edhe një reagim nga kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili në një postim në Facebook kërkoi falje dhe këtë vendim e cilësoi si “të nxituar”.

Surroi kishte theksuar se e gjitha është një gjykim politik, që bazohet në emocion dhe jo në prova.

Veton Surroi u shpall “Qytetar Nderi” i Kukësit në vitin 2015 me propozim të klubit letrat “Anton Pashko” për kontribut të veçantë në fushën e medias dhe politike gjatë krizës së luftës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

59-vjeçari është publicist, politikan dhe ish-gazetar dhe ka qenë përfaqësues i Kosovës në bisedimet për Marrëveshjen e Rambujesë.

Surroi në vitin 2011 ka marrë çmimin SEEMO për të drejtat e njeriut.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat