Mjegulla mbulon Kukësin, policia thirrje shoferëve të tregohen të kujdesshëm

Kukësi

Mjegulla mbulon Kukësin, policia thirrje shoferëve të tregohen të kujdesshëm

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:24
Mjegulla mbulon Kukësin

Kukësi u vu sërish nën pushtetin e mjegullës.

Orët e para të ditës kanë sjellë vështirësi në qarkullim për shkak të pamjes së kufizuar.

Policia  u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me drita të ndezura.

Më problematike situata paraqitet në Rrugën e Kombit, një pjesë e së cilës ka dendësi të madhe të mjegullws duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve që është shtuar edhe për shkak të kthimit të emigrantëve kosovarë për festat e fundvitit.

Prania e mjegullës së dendur është në segmentin Fushw Dukagjin – Tuneli i Kalimashit.

Mjegulla e dendur pothuajse e bën të pakalueshëm këtë aks rrugor.

 Drejtuesit e automjeteve ju duhet  të lëvizin me kujdes.

Mjegulla dominuese në qytet ka krijuar vështirësuar në qarkullimin e kalimtarëve dhe mjeteve.

Duke i shtuar edhe tymin nga ngrohja me dru zjarri, Kukësi shfaqet i zhytur në një peisazh gri gjatë kohës të qëndrimit të mjegullës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat