I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 25-vjeçari nga Shkupi kapet në Kukës, ja akuza ndaj tij

Kukësi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 25-vjeçari nga Shkupi kapet në Kukës, ja akuza ndaj tij

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:07
Foto Ilustrim

Uniformat blu kanë vënë në pranga një 25-vjeçar nga Shkupi, të shpallur në kërkim nga drejtësia austriake për vjedhje me armë.

I riu me iniciale R.M., u arrestua në Kufirin e Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Policia informon se 25-vjeçari është vënë në pranga me qëllim ekstradimin në Austri, pas “Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Vjedhje me armë”.”

Njoftimi i plotë

Kukës

Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Arrestimi provizor i 25-vjeçarit, me qëllim ekstradimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit R.M., 25 vjeç, banues në Shkup.

Shtetasi R.M., u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Vjedhje me armë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat