Reshjet e shiut dhe ngricat sjellin probleme me energjinë elektrike në Kukës

Kukësi

Reshjet e shiut dhe ngricat sjellin probleme me energjinë elektrike në Kukës

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:55
Kukës

Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar probleme në rrjetin e energjisë elektrike në shumë zona të vendit.

Në Kukës  OSHEE bën me dije se trashësia e akullit ka shkuar në mbi 5 cm.

Ndërsa grupet e avarisë së OSSH në Kukës ndodhen në terren për të bërë të mundur riparimet në fiderin nr.9 që furnizon me energji fshatrat Ujmisht, Gjanë dhe Bushtricë.

Njoftim për abonentët në Kukës:

Si pasojë e uljes së temperaturave, në zonat veriore akulli ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarjes.

Këtu jemi në zonën e Kukësit ku trashësia e akullit ka shkuar mbi 5 cm.

Grupet e avarisë së OSSH Kukës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit në fiderin nr.9 që furnizon me energji fshatrat Ujmisht, Gjanë dhe Bushtricë.

Megjithë terrenin e vështirë dhe ngrirjen e përcjellësave si pasojë e akullit, punonjësit e OSSH po punojnë intensivisht për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat