Qindra vullnetarë bëhen bashkë për të pastruar liqenin e Kukësit

Kukësi

Qindra vullnetarë bëhen bashkë për të pastruar liqenin e Kukësit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qindra vullnetar nga Kosova e Shqipëria iu bashkuan sot thirrjes se organizatave ndërkombëtare “Hidhi plehrat në kosh” dhe “RiverCleanUp” për të pastruar liqenin e Kukësit.

Organizatorët e aktivitetit bëjnë me dije se kjo iniciative erdhi si rrjedhojë e ndotjes së liqenit, ku thirrjes iu bashkuan shumë të rinj, burra e gra nga mbarë shqiptaria.

Ndërsa vullnetarët e pastrimit nga Kukësi, Kosova e më gjerë thanë se iu bashkuan nismës për të ndërgjegjësuar popullatën për të ruajtur ndotjen e liqenit të Kukësit, i cili çdo vit ndotet nga mbeturina të ndryshme.

Përfaqësuesi i bashkisë Kukës tha se mjetet për te pastruar janë bërë të mundura nga bashkia e Kukësit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat