“Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Kukësi

“Shtegu i Ngjyrave” në Kukës mahnit me bukuritë natyrore

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 22:59
“Shtegu i Ngjyrave”

Deri tani Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin, natyrën, pamjen e saj të bukur, të cilat konsiderohen gjithashtu si pikat e forta të Shqipërisë turistike.

Zonat natyrore dhe rurale në Shqipëri ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit rural, malor, dhe veprimtarive në si ngjitjet alpine, ecja në natyrë, shëtitja me kuaj, turet studimore etj.

Kërkesa për aktivitete në natyrë po rritet shpejt në tregun ndërkombëtar të turizmit. Pandemia ndikoi negativisht në këtë sektor të turizmit, por me hapjen e kufijve kërkesat janë rritur.

Dy të rinjtë nga Kukësi Ermal Hallaçi dhe Afrim Tahiraj të cilët me udhëtimet e tyre në bjeshkët e Kukësit kanë mahnitur shumë vizitorë vendas, por edhe të huaj për një nga këto destinacione, që tashmë po frekuentohet shumë është “Shtegu i Ngjyrave” në Kukës.

“Shtegu i Ngjyrave” kështu e kanë cilësuar dy blogerët pasi i gjithë shtegu të jep një pamje shumëngjyrëshe të luleve të ndryshme në këtë livadh alpin që e ka falur natyra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat