Bora e parë për këtë vit zbardh këtë vend të Shqipërisë

Kukësi

Bora e parë për këtë vit zbardh këtë vend të Shqipërisë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Bie dëbora e bardhë për këtë sezon në Shqipëri. Maja e Gjallicës në Kukës është zbardhur nga bora e parë e dimrit.

Moti i paqëndrueshëm dhe ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëbore në lartësitë në lartësinë 1900 metra mbi nivelin e detit.

Sipas MeteoAlb, gjatë pjesës së dytë të ditës së sotme parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit duke bërë që të ketë intervale të shpeshta me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare deri e forte me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verior duke sjell në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat