Godina drejt shkatërrimit total, shënohet 107 vjetori i shkollës së parë në Kukës

Kukësi

Godina drejt shkatërrimit total, shënohet 107 vjetori i shkollës së parë në Kukës

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 17:34
Godina

Godina muze e Shkollës së  parë Shqipe në Kolesjan të Kukësit, që këtë vit shënoi 107 vjetorin e hapjes identifikohet vetëm falë një pllake mermeri.

Mungesa e mirëmbajtjes dhe e një punonjësi të specializuar për muzeun e kanë kthyer në një objekt të braktisur. Aty ruhen një pjesë të dokumenteve me të cilat punoi mësuesi i parë për qarkun e Kukësit, Riza Spahiu. 

Për muzeun në mënyrë vullnetare kujdeset stafi pedagogjik i shkollës dhe komuniteti i zonës, por nga ana e shtetit nuk ka asnjë investim.

Mungon baza materiale historike e duhur. Kjo vjen edhe si rezultat i mungesës së një punonjësi për t'u kujdesur për godinën muze. Po të kishte punonjës dhe infrastrukturë do të ishte shëndërruar në një mundësi për zhvillimin kulturor dhe historik.

 Nertila Omuri, drejtore e shkollës “Lidhja e Prizrenit”

Muzeu nuk ka shumë material nga mosmirëmbajtja. Godina është rikonstruktuar para shumë vitesh. Mirëpo faktorët atmosferikë kanë prishur materialet që kanë qenë në muze. Duhet një mirëmbajtje, të ketë një njeri që të merret. Dalëngadalë materialet po degradohen.

Parim Korbi, mësues

Më 14 tetor të 1911, me ndihmën e patriotëve dhe atdhetarëve kuksianë, u arrit hapja e kësaj shkolle, e cila shërbeu për formimin e brezave në vite, por pas demokracisë shkolla e parë në Kukës vijoi degradimin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat