Shtohen problemet e banorëve të Kukësit në prag të dimrit

Kukësi

Shtohen problemet e banorëve të Kukësit në prag të dimrit

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Familjet kuksiane e kanë pritur të ftohtin këtë dimër pa ngrohje.

Ndonëse temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe reshjet e borës kanë qënë të vazhdueshme në pak oxhaqe të pallateve shikon të dalë tym.

Kjo pasi çmimi i drurëve të zjarrit është rritur ndjeshëm, me 3500 lek për metër kub nga 1800 lekë që ishte vitin e kaluar. Pamundësia për të siguruar tërë sasinë e nevojshme sipas banorëve i ka kushtëzuar ata për të ndezur sobën e ngrohjes.

Dimër shumë i vështirë. Punë s'ka, gjë s'ka s'kemi si ta kalojmë. 

Banor i qytetit të Kukësit
Nuk jemi në gjendje të blejmë më shumë dru. Detyrohemi që t'i blejmë fshehatas. 

Banori i qytetit të Kukësit 
Kam marrë nja 3 metra dhe po i shpenzojmë me kursim. 

Banor i qytetit të Kukësit 
Tregetarët e druve të zjarrit,duke qenë të paliçensuar, nuk prononcohen në kamera, por shprehen se ky çmim i lartë i drurëve lidhet me koston e sigurimit, prerjes e transportit të lëndës drusore. Pavarsisht kërkesave në rritje, mungojnë njësitë e oirganizuara për sigurimin e tregëtimin e druve, çka do të ishte edhe një mundësi për shmangien e abuzimeve me çmimet në kurriz të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat