Ministri Gashi premton ligjin për muzeun

Kultura

Ministri Gashi premton ligjin për muzeun

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 11:01
Gashi ka thënë se nënshkrimi i statutit e lartëson këtë institucion

(E plotësuar) - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka nënshkruar statutin e Muzeut të Kosovës, me ç’rast ka premtuar që vitin e ardhshëm ta hartojnë ligjin për muze.

Gashi ka thënë se ky statut për herë të parë do ta mundësojë evidentimin, regjistrimin dhe digjitalizimin e fondit muzeor të Kosovës. Këtë statut, Gashi e ka quajtur aktin ligjor kryesor për funksionimin e këtij institucioni, teksa ka dhënë edhe një premtim për vitin që po vjen.

Gashi: Zotohem se vitin e ardhshëm do të nisim punën për ligjin e muzeut

“Pas 40 viteve nga koha kur është miratuar statute i fundit më 1978 dhe 20 vite pas luftës në Kosovë, MKRS po i ofron një dokument themelor muzeut, statutin si akt ligjor kryesor i funksionimit të institucionit me vlerë të jashtëzakonshme në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike dhe kulturore… Me këtë rast dua të zotohem se në vitin e ardhshëm, si ministër por edhe si Ministri e Kulturës do të vendosim në agjendën legjislative Ligjin për Muzeun e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Kurse, ushtruesja e detyrës së drejtores së muzeut, Vjolla Aliu, tha se me nënshkrimin e këtij statuti, Muzeu i Kosovës do të vazhdojë të jetë institucioni më i lartë muzeor në Kosovë, e njëherësh, nënshkrimin e statutin e quajti si dhurata më e mirë që mund t’i bëhet një institucioni.

Aliu: Ky statut do ta rifuksionalizojë dhe avancojë Muzeun e Kosovës

“Më lejoni të potencoj se është një akt ligjor që do të rifunksionalizojë dhe avancojë më tutje veprimtarinë e Muzeut të Kosovës, njëherit e rikonfirmon si institucionin më të lartë muzeor publik në Republikën e Kosovës me qëllim të hulumtimit, mbledhjes, inventarizimit, studimit, mbrojtjes, sikurse edhe ruajtjes, konzervimit, restaurimit, ekspozimit dhe promovimit të trashëgimisë së luajtshme”, ka thënë Aliu.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Drejtues të Muzeut, Selim Bezeraj tha se puna për hartimin e këtij statuti është kryer me profesionalitet, e njëherësh premtoi për disa projekte që do t’i kenë prioritet në të ardhmen, në mesin e tyre edhe laboratori për konzervim dhe restaurim i Muezut.

Bezeraj: Ky statut është hartuar me ekipe profesionale

“Gjithashtu ne do ta kemi prioritet për vitin e ardhshëm të fillojmë me një strategji të Këshillit Drejtues që e nënkupton marrjen e masave të tjera që janë prioritet siç është depoja, laboratori i konzervimit dhe restaurimit si dhe do ta kemi prioritet anën shkencore të publikimeve të këtij instituti”, ka thënë Bezeraj.

Përndryshe,  vitin që vjen, Muzeu i Kosovës shënon 70 vjetorin e themelimit.

***

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Kulturës, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot statutin për Muzeun e Kosovës.

Gashi ka thënë se nënshkrimi i statutit e lartëson këtë institucion, e njëherësh është zotuar se vitin e ardhshëm do ta ketë në agjendë përpilimin e Ligjit për Muze.

"Ky statut për herë të parë e mundëson digjitalizimin e fondit muzeor, ngritjen e kapaciteteve dhe shërbimeve muzeore, e ngritë muzeun në institucion të lartë shtetëror", ka thënë Gashi.

Kurse, ushtruesja e detyrës së drejtores së muzeut, Vjolla Aliu, ka thënë se nënshkrimi i statutit është dhurata më e mirë që mund t'i bëhet një institucioni.

"Nënshkrimi i statutit të muzeut është akt ligjor që funksionalizon dhe avancon punën e Muzeut të Kosovës", ka thënë Aliu.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Muzeut, Selim Bezeraj, tha se për këtë grup punues prioritet ka qenë skalitja e gjendjes së muzeut dhe hartimi i statutit.

Përndryshe, statuti i fundit i Muzeut ishte nënshkruar para 40 vitesh, ndërkaq, vitin e ardhshëm, Muzeu i Kosovës shënon 70 vjetorin e themelimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat