Migena Arllati nderohet me titullin “Imazhi kombëtar”

Kultura

Migena Arllati nderohet me titullin “Imazhi kombëtar”

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 13:42
Dhjetë personaliteteve të artit e kulturës mbarë shqiptare iu nda titujt për përfaqësimin e tyre në lëmit përkatëse.

Krijuesja, publicistja dhe aktivistja e mirënjohur e aktiviteteve tjera në botës shqiptare - Migena Arllati ishte një nga personalitetet nga Gjakova që u vlerësuan me çmimin “Imazhi kombëtar 2018”. Asaj iu nda solemnisht titulli “Imazhi shqiptar 2018 në Kritikë letrare  Publicistikë”, titull i shoqëruar nga punimi në bronz i dy duarve të bashkuara në formën e krahëve të shqiponjës. 

Forumi "Imazh Media", mbylli me sukses Festivalin XVI Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar" në të cilin, ashtu siç është në praktikën e përvitshme, edhe sivjet, dhjetë personaliteteve me të dalluar të artit e kulturës nga mbarë trevat shqiptare iu ndanë tituj për përfaqësimin e tyre dinjitoz në lëmit përkatëse. Krijuesja Migena Arllati nga Gjakova ishte një nga personalitetet që u vlerësua nga Festivali i XVI Ndërkombëtar  me çmimin “Imazhit kombëtar 2018”. Asaj iu nda solemnisht titulli “Imazhi shqiptar 2018 në Kritikë letrare Publicistikë”, titull i shoqëruar nga punimi në bronz i dy duarve të bashkuara në formën e krahëve të shqiponjës. 

Në ceremoninë e organizuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë, u vlerësuan edhe këto personalitete të shquara shqiptare: Ahmet Kelmendi - Imazhi Shqiptar në studimet gjuhësore albanologjike (post mortum), Robert Shvarz në përkthime (post mortum), Alma Çupi nga Tv Klan në tele reportazh  dokumentar, Reshat Ahmeti në pikturë, Gajur Kadriu në arkitekturë, Elona Kocaqi në studime historike, Ahmet Bektashi në humanizëm dhe Fondacioni "Dritat e Shkëlzenit" për bashkëjetesën e harmoninë fetare.

Që të gjithë laureatët e këtij titulli janë persona të njohur nga opinioni publik shqiptar, për përpjekjet dhe kontributin e tyre në përfaqësimin e dinjitoz  në sfera të ndryshme të artit e kulturës. Aktiviteti i mbajtur në Akademinë e Shkencave në Tiranë fillimisht u përqendrua në Konferencën me temë: "Shqiptarët dhe fqinjët” në të cilën referuan: dr. Astrit Memia në temën “Shqiptarët gjenerojnë paqe dhe stabilitet në Ballkan”, prof. dr. Milaim Fetai në temën “Marrëdhëniet shqiptare - maqedonase në disa nga rrafshet e tyre”, prof. Migena Arllati në temën “Shkolla shqipe në Kosovë përballë politikës mizore sllave (deri në fundshek. XX)”, prof. Elena Kocaqi në temën “Historiku i marrëdhënieve Shqipëri - Greqi” etj. Ky ishte edicioni i 16 - të  këtij aktiviteti nën moton “Kombi shqiptar, imazhi im”, ku nderohen personalitete që promovojnë imazhin shqiptar, identitetin tonë kombëtar. Forumi “Imazh Media” dhe bordi i kryesuar nga z. Astrit Memia organizon çdo fund vit ndarjen e çmimeve për personalitete të fushave të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare.

Image
Krijuesja dhe publicistja Migena Arllati një nga personalitetet e botës shqiptare që u vlerësuan me çmimin “Imazhi kombëtar 2018” në kritiken letrare publicistike
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat