L’européen (1931): Anekdota me aktorin e madh Aleksandër Moisiun

Kultura

L’européen (1931): Anekdota me aktorin e madh Aleksandër Moisiun

Nga: Aurenc Bebja Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 18:39
Gazeta franceze, “L’Européen”

Gazeta franceze, “L’Européen”, ka botuar, më 11 mars 1931, në faqen n°5, një anekdotë në lidhje me aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Z. Aleksandër Moisiun, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

Homazh për interes

“Aleksandër Moisiu, aktori i madh austriak, është mësuar me duartrokitjet dhe homazhet e turmave dhe është krejt e natyrshme për të që t’a lavdërojnë.

Kohët e fundit, ndërsa po zbriste shkallët e hotel “Europa”, në Salzburg, një vajzë e vogël në publik nxitoi t’a takonte dhe i dha një kurorë me trëndafila të purpurta.

— Ah ! Trëndafilat e bukur ! reagoi Moisiu duke i marrë. — Dhe sa aromë të mirë që kanë ! Faleminderit, vogëlushe…

Por vogëlushja, duke e parë që po nisej në rrugën e tij :

— Hej ! Zotëri ! Ju më detyroheni tri shilinga ! ...”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat