Vitrina e librit/ Albumi “Parqet Kombëtare të Shqipërisë”, një pasuri kombëtare - Bota Sot
Vitrina e librit/ Albumi “Parqet Kombëtare të Shqipërisë”, një pasuri kombëtare

Kultura

Vitrina e librit/ Albumi “Parqet Kombëtare të Shqipërisë”, një pasuri kombëtare

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 06:23
Foto

Shqipëria është një vend i pasur me vlera të vecanta natyrore. Shoqëria njerëzore e trashëgon atë historikisht, nga brezi në brez dhe këto vlera lind detyra t’ua përcjellë të padëmtuara apo tjetërsuara brezave të ardhshëm.

Këto të gjitha kanë vlera natyrore, por dhe materiale, shoqërore e shpirtërore dhe si të tilla dhe vlera kulturore. Nisur nga këto synime dhe botuesit e Shtëpisë Botuese ALBAS, kane marrë pak kohë më parë inisiativën për të sjellë në treg dhe një punim shumë të rëndësishëm e me vlerë kombëtare të patjetërsueshme: Parqet Kombëtare të Shqipërisë, është albumi me foto shumë të bukura nga të gjitha parqet shqiptare.

Në bashkëbisedimin me gazetaren Monika Stafa për Vitrinën e Librit, botuesja Rita Petro shpjegon ndër të tjera se, së bashku me Latif Hajrullahun patëm një vegim, një ditë të vecantë për të përmbushur një ide që na u kristalizua pas kohësh të përpunimit të saj. Shqipëria është aq e bukur, shton ajo, përse të mos kemi një dokument që t’i shërbejë brezave të ardhshëm si ky album që ne përgatitëm me shumë dashuri dhe përkushtim. Rita Petro thekson se u është dashur shumë punë në përzgjedhjen e fotove më të bukura dhe më cilësore ku përvec larmisë së trashëgimisë sonë natyrore, aty të ndihej dhe shpirti prej artisti i fotografit dhe gjurmës që ai lë nëpërmjet fotos që bën. Në album paraqiten me dhjetra foto nga parqet kombëtare të Shqipërisë si Valbona, Thethi, Liqeni i Shkodrës, Mali i Dajtit, Divjaka-Karavasta, Mali i Tomorit, Karaburuni, Bredhi i Hotovës, etj.Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, të cilat numërohen rreth 384 të tilla konsiderohen si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurisë natyrore dhe kulturore që ofrojnë. Në këtë album prezantohet për herë të parë një nga kategoritë kryesore të zonave të mbrojtura “Parqet Kombëtare të Shqipërisë”. Parqet Kombëtare të në Shqipëri si zona të mbrojtura janë në përgjithësi të ruajtura dhe të paprekura e për rrjedhoje si për turistët vendas dhe vecanërisht për ata të huaj, paraqesin një muze natyror shumë tërheqës. Ato mund të kthehen në një burim të ardhurash ekonomike dhe një element të fortë të integrimi për në Bashkimin Europian. Botuesit e Shtëpisë Albas, thonë se pas këtij albumi, ata do të përpiqen të zgjerojnë hapësirën gjeografike të paraqitjes së fotove më të bukura të parqeve shqiptare në të gjithë hapësirën e trojeve shqiptare edhe përtej kufirit administrativ të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...