Drama shqiptare e tjetërsimit të pasluftës ...

Kultura

Drama shqiptare e tjetërsimit të pasluftës ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 1 janar 2019 Në ora: 12:11
Nga kryesia e promovimit të romanit me titullin “Paraardhësit”

Këto ditë pas promovimit të romanit me titullin “Paraardhësit” të shkrimtari Muharrem Blakaj në Institutin Albanologjik në Prishtinë, në Istog, në Pejë dhe fundit në sallën e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë,  në pranin e shumë dashamirëve të librit u bë promovimi i këtij romani rreth të cilit në fjalën e tij shkrimtari dhe publicisti i ynë i mirënjohur Prend Buzhala në mes tjerash tha:”Kur lexojmë romanin "Paraardhësit", mendja na shkon te letërsia që paraqet trajta e ndryshme të totalitarizmit, këtij despotizmi modern, që e realizon pushtetin me anën e terrorit, qoftë ky komunizëm apo fashizëm, pikërisht për faktin pse përpiqet të kontrollojë të gjitha aspektet e jetës, dhe ta shkatërrojë secilën qelizë të lirisë, të lirisë së individit e të një kolektiviteti. Përgjithësisht njerëzimit. Madje, të shkatërrojë zakonet, traditat, kombin, gjuhën, po edhe vetë artin, poezinë, muzikën, urinë popullore etj e tj. Këso punktesh tematike ngërthen mjaft ky roman, që të sfidon me tematikën dhe leximin e tij.

Dhe me tematikën e tillë letërsia jonë është marrë vazhdimisht. Po ashtu, dihet se në qenien e pushtuesve, qofshin ata serbë, otomanë, apo të tjerë; tirania nuk njeh asnjë ligj, dhe ku sistemi qeveriset nga terrori pushtues. Nga ana tjetër, gjatë gjithë historisë, këta pushtues, dhe ideologjitë e sotme imperialiste, edhe religjionin arrijnë ta shndërrojnë në mjet imperial, për sundim e zotërim shpirtrash.

Ashtu sikundër ideologjitë totalitare manipulojnë me pakënaqësinë e qytetarëve të thjeshtë për të ardhur në pushtet, me anë të ideologjisë zyrtare, të drejtuar nga një hierarki e kontrolluar e policisë terroriste me sistem mbikëqyrjeje; ashtu sikundër vlen vetëm e vërteta zyrtare dhe kush bie ndesh me të, ai përndiqet, vritet, dëbohet apo terrorizohet; të tilla na paraqiten edhe ideologjitë fetare, të cilat, kur shndërrohen në armë të grupeve të tilla politike apo edhe të imperializmit ideologjik fetar-politik, për sundim, përdorin të njëjtat metoda.

Sikundër dihet, shqiptarët, sado që kanë përqafuar religjione si krishterimin ortodoks, katolik dhe protestant, apo islamizmin, kanë arritur që t'i ndërtojnë jo vetëm formulat e veta mbi fetare e mbi krahinore, sikundër është shqiptaria; por edhe t'i shqiptarizojnë e asimilojnë kombëtarisht religjionet.

Image
Pamje nga salla e Universitetit “Ismail Qemaili’ në Vlorë - ku dashamire e librit me një interesim përcollën promovimin e romanit të Muharrem Blakajve

Perandoria otomane nuk kishte arritur për pesë shekuj të na shkëpusë nga djepi evropian, me ideologjinë  e saj shtetërore

Prandaj, është krejt i natyrshëm dhe jo i huaj një besim mysliman tradicional, që ka dhënë kontributin e vet kulturor, kombëtar dhe përparimtar, nga njëra anë, po edhe respektimin e traditave shqiptare, apo duke respektuar dhe laicizmit modern shtetëror, nga ana tjetër. Por autori merret edhe me rrymat e reja tjetërsuese nga kjo traditë, që depërtojnë pas luftës në Kosovë.

Perandoria otomane kishte arritur që për pesë shekuj të na shkëpusë nga djepi ynë evropian, me ideologjinë shtetërore të saj, islamizmin; të na e sakatoi e shkatërrojë zhvillimin tonë, ta ndërpresë këtë zhvillim në fushën e arsimit, ekonomisë, në fushën kulturore e fetare; në fushën urbane e qytetëruese; të fusë besimin tjetër, kodin tjetër, tejet të prapambetur, juridik, të fusë një mënyrë tjetër të jetesës (shumëfish më të prapambetur); të fusë parime tjera morale, duke e shkatërruar aq sa ka mundur, mënyrën e jetës popullore arbërore-shqiptare; por me fitimin e pavarësisë këto përpjekje ishin shembur për dhe; tashmë në skenën e historisë ka përpjekje të ethshme që të ringjallen fantazmat e së kaluarës, për ta rrezikuar edhe njëherë në të gjitha nyjat identitetin tonë kombëtar, shpirtëror, dhe kulturor, dhe, gjithsesi, edhe identitetin fetar tradicional mysliman shqiptar. Nëse për pesë shekuj rresht ky komb ishte detyruar të përjetojë emigrim masiv shqiptar, nëpër Evropë (Evropa gjithmonë ishte vendstrehim yni, ashtu si është edhe sot); nëse pushtuesi i djeshëm kishte arritur të ndryshojë pamjen e organizimit të jetës qytetare, me vendosjen e administratës osmane, me vendosjen e kazermave; me kthimin e këtyre qendrave në kazerma ushtarake e në qendra fetare aziatike të prapambetura; tashmë zgjimi e asimilimi i konvertimit në islamin gjoja burimor, synon që, në lëmin e kulturës të prishen thesaret më të çmuara, të së kaluarës kulturore, që në jetën shoqërore të futen jo vetëm pykat e diversitetit fetar brenda besimtarëve islamë, por kësisoj, të krijohen kushte për përçarje e shpërbërje të kombit shqiptar (injorantët e sotëm duan të thonë se nuk paska pasur komb...).

Në fakt, autori na i jep veprimet e një mercenarizmi fetar të veshur me bindje e nënshtrim të plotë për terror, nënshtrim, vrasje e frikë. Nëse nën sundues të ndryshëm erdhi ndalimi i përdorimit të gjuhës shqipe, i shkrimit shqip, i arsimit shqip dhe i çdo gjëje shqiptare; trajta e sotme, e tillë, e ideologjisë së djeshme, do të përfshinte sferën ideologjike, politike, administrative, gjuhësore, madje, edhe njëherë gjuha shqipe shpallet mallkim me shkronja të mallkuara.

Nëse nën sundimin otoman kolonizimi otoman ndikoi në shtrirjen e islamizimit; me fise të egra aziatike, me vendosjen e garnizoneve me jeniçerë; a nuk veproi shumëfish më keq vetë Serbia me Marrëveshjet me Turqinë moderne, për t'i shpërngulur në vitet '30 e '50 dy herë shqiptarët për në Turqi, nën firmën "turk"!? Nëse sundimi turk ata që nuk pajtoheshin a kundërshtonin këto rregulla, shpalleshin armiq të shtetit; me urdhrat që mbështeteshin në sheriat e në Kuran; e ku Feja u vendos mbi shtetin; atëherë cilat synime politike i shpall ideologjia e re që ka bosht tematik pikërisht romani i Blakajt?  Autori i librit  Muharrem Blakaj ka prirjen që romanet e tij t’i thurë sipas poetikës së romanit kriminalistik, duke e shikuar jetën drejtpërdrejt në sy, me thesarin e rrëfimeve e të veprimeve që t’i dhuron ajo. Domethënë: lëndën letrare ai e firmosen sipas kërkesave të rrëfimit moderne me fije të forta realiste, me të gjitha nuancimet psikologjike, me tensionet e ngjarjeve që të mbajnë pezull deri në fund, me rrjedhat narrative (tregim) dhe me përshkrimet e jashtme e të brendshme të botës së personazheve.

Struktura tematike dhe bota e ideve ..

 Sado që na duken të njohura skemat e romanit të tillë kriminalistik (me kriminelin a vrasësin serik që kryen krime fshehur; megjithatë, ndërthurja e romanit me personazhe të ndryshme, e mbërthen edhe tensionin narrativ të ngjarjeve që nga faqja e parë e deri në të fundit. Romanet e zhanrit të tillë, në letërsinë tonë janë të pakët.

Poetika e tensionit narrativ shkallëzohet dhe përligjet kapërcimi i karaktereve nëpër shumë pengesa, ku dhembja e tragjikja shumëfishohen dhe ku veprimi a mosveprimi e kanë haraçin e tyre: duke shkatërruar çerdhet e qeta familjare, dhe duke i shndërruar ato në tragjedi të shumta. Feja është mjeti më i zakonshëm për tjetërsim. Nëse tregimtari nënkupton shkrimtarin si prozator, narratorët te kjo vepër janë pjesë përbërëse e romanit, ndryshe nga jo pak romane ku personazhi i tillë është bartës i rrëfimit dhe bartës i pikë shikimit të brendshëm dhe ndërlidhës mes lexuesit e ngjarjeve e përjetimeve që zhvillohen në vepër; atëherë të tillë, në këtë roman, janë të gjithë rrënimtarët që dalin të shumëzuar te një unë narrativicionale, vritet e zhduket.

Një tjetër temë universale e veprës është ajo apokaliptike, ku, në fund, bota e personazhit përfundon në ferr a në xhehenem, me gjithë profetët e saj. Romani përbëhet nga njëzeteshtatë njësi tematike që ndërlidhen natyrshëm në strukturën tematike-narrative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat