Rikonceptimi i Muzeut Kombëtar në 2019, rrëfim i historisë së qytetërimit

Kultura

Rikonceptimi i Muzeut Kombëtar në 2019, rrëfim i historisë së qytetërimit

Më: 2 janar 2019 Në ora: 15:02
Muzeu Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar i cili u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeal më i madh në Shqipëri do t’i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë duke sjellë itinerare të reja muzeore përgjatë vitit 2019 si një ndër objektivat e ministrisë së Kulturës përgjatë këtij viti.

Grupi i ekspertëve ka intensifikuar punën për përgatitjen e projektit të rehabilitimit të muzeut gjatë vitit që lam pas.

Puna për projektin do vijojë deri në përgatitjen e variantit përfundimtar, ku grupi i i punës po pasurohet me ide dhe këshilla, ku sfida më e madhe është që muzeu të mos jetë një fasadë.

Projekti konsiston në rikonstruksioni i tij pra muzeu do të qëndrojë po ai që është por do të ketë një program tjetër funksional do të shtohet programacioni i këtij muzeu duke futur dhe funksione të tjera social-kulturore.

Pra do të jetë më tepër një muze i qytetërimit. Gjithashtu do të ofrohet dhe një mënyrë e re e tregimit të historisë duke nisur që nga pritja në holl. Pra, do ofrohen objekte me teknologji bashkëkohore, do të ketë një recepsion komplet të ri dhe një platformë në të cilin njerëzit do gjejnë atë për të cilën ata janë të interesuar, nëse duan të thellohen më tepër në pavijone të caktuara por njëkohësisht të kenë mundësinë të bëjnë një itinerar më të shkurtër.

Ajo çka është shumë e rëndësishme është elementi i edukimit, pra ky muze do duhet të ekspozojë atë çka ofron për grupmosha të ndryshme në mënyrë të kuptueshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat