Pietizmi i ndjesive shpirtërore brenda dallgëve jetësore ...

Kultura

Pietizmi i ndjesive shpirtërore brenda dallgëve jetësore ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 7 janar 2019 Në ora: 12:26
Mimoza Gjetaj

Poetja  mërgimtare Mimoza Gjetaj qyshe në bankat e shkollës fillore ka fillua të shkruaj poezi të cilat janë  botuar në shtypin letrar  në Shqipëri Kosovë. Kjo poete mërgimtare  ka qenë dhe është edhe tani  pjesëmarrëse në disa Antologji poetike, aktualisht baske me familje jeton dhe punon në Itali. Kjo poete nga Shkodra, vjen në letërsinë tonë, me mëtimin për të lënë gjurmë, me librin e parë me poezi me titullin :"Dallgëve të jetës", i cili është botuar ditë më parë nga Shtëpia Botuese “ADA” në Tiranë. Ajo, deri më tani, nuk ishte krejt e panjohur për lexuesin dhe opinionin e gjer, sepse vazhdimisht kishte botuar në shtypin letrar në Shqipëri dhe në Kosovë, si dhe ishte prezantuar në disa antologji poetike. Sapo u njohëm me krijimtarinë e saj poetike, u bindëm se ajo, ka stilin e vet poetik , mënyrën e të shkruarit meditativ dhe filozofik, me gjetje artistike të ndërtuara me përkushtim dhe talent krijues dhe të shkruara bukur, duke përdorë me ngulm gjuhën poetike. Ndonëse edhe më herët e kemi lexuar poezinë e saj në shtypin e kohës, gjithandej trojeve shqiptare dhe në diasporë, kjo poete e vyeshme, vjen në fushën e letërsisë, si poete më e formuar, më e unifikuar me librin poetik “Dallgëve të jetës”. Ndërkaq, duke lexuar me qetësi gjithë materialin poetik, që sjell në këtë libër, patjetër se bindesh që asaj nuk i duhet të ngrejë zërin për t'i futur në kokë mësime të tjerëve. Asaj i mjafton një buzëqeshje që shpërthen nga e gjithë qenia e saj, që ta kuptojnë gjithë ritmin e flatrave të shpirtit të saj poetik.

Shkodra ime                                                                                                                                                       

Rrahja e zemrës me trondit ëndrrën                                                                                                                                   

Një grimcë e jotja e tretur larg jam

 Përtej detit në mendje sjell bukurinë tënde                                                                                 

Shkodër qyteti jem! për ty kam mall                                                                                      

Zambakët e zymbylat me këqyrin me zili, tek flas për bylbylin, gardalinën e melodinë e saj, karafilat, lule boren ne çdo oborr t'shtëpisë, me ngjyrat roze, blu e te bardhë.                                                                                           

Poete e cila vjen në fushën e letërsisë, si  më e formuar, më e unifikuar me librin poetik “Dallgëve të jetës”.

Ajo është një poet në llojin e vet, që duke poetizuar shumësi ndjesish, temash e motivesh, tregon se është një shpërndarëse e ndjenjës njerëzore në periferi të qytezës blu, ndonëse në të nuk ka asgjë blu. Vargjet e librit “Dallgëve të jetës” përjetësojnë shtegtimin e historisë së kësaj ndjeshmërie e cila i bëhet lajtmotiv gjithë frymëzimit të poetes, të cilat janë vargje që zbusin shpirtin. Ndajë, presim që kjo poezi, në sallën e vogël të bibliotekës sonë njerëzore, të mbledh sa më shumë lexues, të cilët do të duartrokasin që patën rastin të përjetojnë ndjesinë njerëzore në një mënyrë të veçantë dhe të takojmë këtë poete  në përmasat, që s’e kanë njohur më parë. Poezia e saj, është një dialog i realizuar si te shumë poetë tanë, tashmë të afirmuar, por ajo që është e re, është mënyra se si realizohet ky dialog dhe emocioni që të zgjon ai. Poezia e Gjetajt, shpesh është edhe një monolog, që ngrihet natyrshëm mbi bazën e një konflikti të brendshëm njerëzor, i cili e ka mbajtur peng poeten gjatë, për të shpërthyer në kohën kur poetja është e përgatitur t’i sfidojë të gjitha tronditjet e atij shpërthimi. Ajo ka zgjedh këtë stinë poetike për t’ia falë lulet e këtij libri, me modestinë e natyrshme të moshës që ka dhe me pjekurinë poetike që i referohet kësaj moshe.                                                                                     

Rrugët e rrugicat me radhe, kalanë e Rozafës,

Më dërgo larg dhe ku të duash   

Por jo përtej ëndrrave tua 

S’dua të fundosem në heshtjen time                                                                             

Poete  e cila e parapëlqen të përgjithshmen njerëzoren të cilën e ndërton duke kënduar individualen ...

Libri “Dallgëve të jetës”, është libër poetik që përjetëson edhe një referencë jashtë letrare, e cila mund të shpjegohet me raportet e një prindi që ka me fëmijët e tij, të cilët, meqë i donë të gjithë njësoj, dhe për shkak të kësaj, nuk preferon në asnjë rrethanë t’i shoh ata të ndarë, por i ndjen dhe i vlerëson ashtu siç kanë lindur e janë rritur. Në këtë kontekst, kjo poete, të lë përshtypjen se kështu përafërsisht ka krijuar raporte edhe ndaj poezive të këtij libri, të cilat i ka futur në libër me një renditje krejt spontane, pa i ndarë në cikle dhe pa ua imponuar vendin e caktuar, siç bëjnë shumica e poetëve. Kjo më duket se u ep më shumë lëvizje këtyre poezive, duke mos ua imponuar “ngushtësinë” e reflektimit që mund t’ua imponojë çështja e cikleve. Me këtë ai sikur dëshiron t’ia lë lexuesit t’i rendis këto poezi nga prizmi i vet, dhe t’i kuptojë ashtu siç i ndjen vetë lexuesi. Fundja, poetja Gjetaj, nuk e ngarkon poezinë e saj me asgjë që s’ka të bëjë me poetikën që synon ta realizojë.

Duke lexuar poezinë e këtij libri, përjetojmë me ndjesi njerëzore gjithë jetën që e jetojmë përditë, por edhe segmente të rrënjëve të saj, nga “Pandora”, e të cilave nuk ka mundur të dalë as Mimoza, sado që është përpjekur t’u ikë klisheve për të krijuar poezi të refleksioneve të njëtrajtshme. Ajo parapëlqen të përgjithshmen ose njerëzoren më sublime, të cilën e ndërton duke kënduar individualen, të cilën arrin ta përjetësojë me dimensionet e të përgjithshmes. Në këtë kontekst mund të përmendim ndenjen e mallit, si ndjenjë që e kanë të gjithë njerëzit e botës, por që në art e përjetësojnë vetëm poetët. Ajo që është e re te Mimoza, është figuracioni me të cilin e realizon këtë ndjesi, duke i dhënë dimension universal dhe duke lënë të kuptohet se, sado që ai mall është i saj, megjithatë nuk mund të merret si i tillë, sepse ai është i të gjithë njerëzve të botës, sado që atë e ka identifikuar me emrin, kohën apo ngjarjen, vetëm e vetëm për t’i dhënë identitetin, i cili e ka frymëzuar. Me këtë qasje poetja i realizon edhe të gjitha motivet tjera. Ndaj, poezia e këtij libri të kjo poete, ka vlerat e poezisë që krijohet sot te ne, duke paralajmëruar edhe libra të tjerë më të arrirë, si vlerë letrare dhe më të organizuar se sasi letrare. Megjithatë, mund të thuhet se ka edhe ndonjë motiv, temë apo edhe detaj, që nuk është realizuar në shkallën e vlerave të përgjithshme që sjell ky libër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat