Kujdes me gratë!

Kultura

Kujdes me gratë!

Nga: Fatmir Lohja Më: 10 janar 2019 Në ora: 09:20
Fatmir Lohja

Me telendisën shoqatat e grave. Kanë shkruar kundra meje në media,madje  kanë organizuar edhe   mitingje aspak dashamirëse për mua. Shqetësimi i tyre është:” Pse nuk eci krah për krah me gruan? Nuk u jam përgjigjur, sepse gruaja, bën be e rrufe, se nuk është ankuar për mua,në asnjë nga  shoqatat e shumta të  grave.

I radhova daljet në rrugë. Punë shtëpi ,e shtëpi punë,qe destinacioni për disa kohë. Mendova  se gratë një ditë  do të binë. Ato jo vetëm që nuk ranë,por  jehona i  erdhi deri në qendrën e punës sime.  Një ditë, në mëngjez,më thërret drejtori ,pa u ulur në postin e punës.

-Nuk mund t’u mbaj më në punë, po nuk i sheshove konfliktet me gratë,- me thotë me ton të nervozuar.

-Bën shaka? Nuk kam asnjë konflikt me gratë në institucion.Këtë mund ta verifikosh me një mbledhje urgjent të kolektivit,- i përgjigjem me seriozitet.

-Nuk të thashë për gratë e punës, por për konfliktet që keni me  shoqatat e grave, që kanë bërë gurgulenë anëkënd.

- Nuk e di se sa shoqata grashë kanë legalizuar gjykatat. Me profesion jam ekonomist. Për këtë paguhem në këtë institucion. Nëse nuk ta bëj punën ma argumento, pastaj mund të më shkarkosh nga detyra!

- Nuk kam asnjë verejtje për aftësitë  tuaja profesionale.Duhet të më kuptosh. Ato janë ankuar për ju  edhe te kryetari   partisë. Fjalët në fillim, janë tijat ,e jo të mijat.T’i biem shkurt! Shko e qetësoi! Se si , e di vete ti?!

-Të është ankuar gjë  gruaja ime?

- jo. Gruan e ke zonjë.Të bie më lirë, e  më shkurt,se sa të ndeshemi në gjykata, pse të pushova ,a pse të mbajta në punë. Kam besim te ju se do t’i bindesh. Me atë respekt e dashuri që ke për gratë në institucion, tregoje edhe me kryetarkat e  shoqatave, se nuk është ndonjë sforcim i madh nga ana e jote.

-Të thashë edhe një herë, janë shumë shoqata grashë.

- Qetëso ato të partisë sime , se për të tjerat nuk pyes unë.

-Ju e dini që nuk  jam anëtarë i asnjë partie.

-Mos e tjerr më! Bëj kështu si po të them unë!- dhe u ngrit në këmbë,për të më thënë se takimi mbaroi.

U ndamë pa tokur duart. Nuk e pata parashikuar që indiferntizmi im ,ndaj shoqatave të  grave, do të më sillte në këtë derexhe.I merzitur shkova në zyrë. Nuk më bëhej për punë. Edhe kolegëve u ra në sy, por nuk i tregova askujt për shqetësimin tim. E mendova ,se pa diskutuar me gruan, të mos bëja asnjë hap më tej.

Rreth orës dhjetë, më bie zilja e celularit. Ishte një numër i paregjestruar  nga unë.Folësja ,me njëqind kilometer, më komunikon,  se kryataria e shoqatës se grave ,zonja Vjollca, më priste në zyrën e saj në orën njëmbëdhjetë.E mbylli telefonin pa më treguar as mbiemrin e zonjës Vjollca, as  emrin shoqatës që përfaqëson, as edhe vendin e takimit. Nuk e vura ujin në zjarr. Punë grashë e mendova. Në orën dhjetë e gjysëm  më thërret në zyrë përsëri drejtori. M’i sqaroi të gjitha enigmat e telefonueses anonime, me shumë xhentilesë. Nuk më lanë asnjë shteg tjetër. Pak përpara orës njëmbëdhjetë,i merzitur, u nisa  i vetëm në takimin  me gratë.

Zonja Vjollca, ndonëse mbahej mirë,jepte shënja vyshkje. U çudita! Më priti më respekt e dashuri. Hamendësimet e mija, gjatë rrugës,për t’u vetëmbrojtur, ranë si gjethet në vjeshtë. Për t’u njohur më mirë, e ndezëm edhe nga një cigare,në kundërshtim me ligjin antiduhan. Qyteza e jonë ,me  dhjetëmijë banor,i  krijon kushtet e njohjes. E konstatuam ,me dashamirësi , se kemi  miq të përbashkët.

Më tregoi se pse më ishin vënë në shpinë shoqatat e grave. Një natë, kryetari i partisë së saj, na paska  parë duke ecur mua përpara ,e gruan pas. Pas një lodhje, në një mblellje të stërgjatë, ky shkak  paska sjellë pak humor në radhët e tyre. Kryetari paska folur fjalë të mira në drejtimin tim. Për t’u dukur përpara atij, militantet na paskan marrë përsipër solemnisht, për të më kthyer në binar, pra, të na  bënin burrë e grua, anëtar të partisë se tyre.

Pse me sulmuat me artileri?- e ndërpres Vjollcën.

Në fillim u morën me gruan tuaj. Nuk pranoi në asnjë mënyrë të bëhej anëtare e shoqatës sonë.U kthye shikimi nga ju.E filluan me kritika të vogla,por ju nuk reaguat. Pse buja u bë aq e madhe, kryetari më rekomandoj të takohemi ballazi.

Po shoqatat e shumta  të grave kush i nxiti kundra meje?

Duhet të ketë dalë ndonjë fjalë nga brënda nesh .Dihet që opozita na imiton për çdo gjë,për të shtuar radhët e saja.

 Na u ndërprenë bisedën   dy gra , pak më te reja se shefja e tyre. Sa më panë  e ndryshuan çeren. Buzëqeshja ju avulloi si me magji. Muskujt e fytyës ju kontraktuan, duke më kërkuar llogari, se medemek qënkam maskilist. Ato fol të dyja menjëhere, ndërsa unë me Vjollcën po bënim sehir. Unë prisja që kryetarka  t’i bënte zap. Ndërsa Vjollca priste si do të reagoja unë. Akuzat e kishin një të mirë.U përqendruan në  dy pyetje:”Pse nuk eci krah për krah me gruan? Pse nuk kam reaguar ndaj kritikave të tyre?

E nisa debatin me seriozitet. U mundova t’u shpjegoj me qetësi  veprimet e mija,se i kam aq mend, që të mos ndeshem me tre gra përnjëherësh. Nuk m’i pranonin arsyetimet .Ndërrova taktikë. U kthella  në sulm. U kërkova llogari se po shkelnin të drejtat e familjes sime, në një kohë që gruaja nuk është ankuar . Temperatura filloi të më ngrihej, sepse nuk më linin ta mbaroja fjalinë deri në fund.  Meqë me seriozitet, nuk më hapnin rrugë, kërkova ndihmë te humori. Fillova t’u tregoj përralla për marëdhënjet  e veshtira në mes  burrave e grave. Edhe përrallat e bukura,nuk kishin aftësi  t’i dëgjonin deri në fund.

Do të pushojnë këto të dyja?- i drejtohem me ton Vjollcës.- Zini vend  të flasim si njerëz në një zyrë,e jo  të cicëroni si zogjtë në pyllë!- ju turrem me egërsi

Nuk jemi aspak dakort me shpjegimet e juaja,- mu kthyen të dyja.

Janë arsye gjenetike pse nuk eci krah për krah më gruan, - e ula për momentin zërin.- Eshtë e pesta herë që po ju a shpjegoj. Unë jam një metër e tetëdhjetë centimetër i gjatë,ndërsa gruaj ime është një metër e shtatëdhjetë. Nga ky mosbalancim gjenetik, ajo e bën hapin gjashtëdhjetë centimetër, ndërsa unë shtatëdhjeteepesë centimetër. Edhe sikur ju shoqatat e grave të më shkurtoni në kokë , hapin nuk mund të ma zvogëloni. Ku është e shkruar në ligjet e shtetit se unë duhet të eci  detyrimisht me një hap me gruan?- i pyeta duke mbajtur seriozitetin me vështirësi.

Na trego ti se ku është shkruar që ju nuk duhet të ecni me një hap me gruan?- mu turren të dyja.

E drejta zakonore e ka zgjidhur  shqetësimin tuaj prej kohësh,- u përgjigjem me zë të ulët.

Pa mbaruar unë, u ndezën flakë . Mesa kuptova ,me këtë përgjigje i tejkaloja parashikimet e tyre, si maskilist kalibri. Nuk më lanë fjalë të shqipes, që nuk mësohet në shkolla,pa ma thëne në sy.Po i dëgjoja me qetësi, për t’i kapur në gabim,me fjalët e tyre. Këtë taktikë ka  përdorur Çurçilli në parlamentin Anglez , kur debatonte me gratë. Djersët filluan t’u prishnin tualetin e rëndë. Vjollca u mundonte t’i qetësonte,po ku e dëgjonin ato? Kur u lodhën, njëra prejt tyre më tha:

Po të kisha qënë gruaja e jote,do të kisha ndarë në vend!

Po te ishte gruaja ime si ju,do të shkoja me deshirën më të madhe në gjykatë, për të bërë divorcin,me të tëra kushtet e saja, veç të më shkëputej  një sekond e më parë,-  dhe  i shihja në  dritë të  syrit, me  qetësi, e aspak dashuri.

U rindezën më keq. Çfarë kanë dëgjuar veshët e mi,nuk e lejon etika për t’I shkruar në letër.

Ekonomisti i shquar Adam Smith, përpara mbi dyqind vitesh,ka thënë këto fjalë: ”Kasapi dhe bukëpjekësi na shërbejnë me mirësi,se kanë interesin e  tyre.”- e lëshova siluren pa dorashka, në një moment që ato po mbusheshin me frymë.

U pataksën. Nuk po e kuptonin se ku i qesëndisa. Kërkonin ndihmë me shikime  zonjushat te zonja. Nuk kishin faj.Elita e damave të qytezës,me elegancë maksimale, të krahasoheshin me zanatlinjët. Rastësisht,në qytezën tonë, kasapi e bukëpjekësi janë burra mbi një kuintal në peshë. Nuk ka detergjent, e parfum që ju a heq aromën e profesionit të tyre fisnik.

O Adam Smith!Sa burrë i mençur ke qënë? Ke ndërruar jetë përpara revolucionit Francez. Me thënjet e tua më del në krah,në mijevjeçarin  e ri,për të përballuar SHGP- në ( Shoqata e Grave në Pozitë )

E ku do te dalesh ti me këtë thënje?- nuk ju durua më në fund, pa më pyetur më e reja.

“Po thyeni tjegullat e juaja”, thotë një shprehje me vend poplli ynë,- e pashë në sytë e tyre,se i futa në qorrsokak.

Me veshtirësi e mbaja të qeshurën, kur shihja çoroditjen e tyre.

Zonja kryetare! Me agresivitetin,që kanë militantet e shoqatës, që drejtoni ju, shumë elektorat e bëjne kundra, - e sulmova me qëllim për t’i përçarë  gratë në mes tyre.

Mirë që nuk gabova të na cilësoja zonja,se do t’i kërrenim sytë?- mu drejtuan vartëset e Vjollcës.

Nuk e bëj më atë gabim. Kam zënë mend një herë e mirë, nga një praktikë e tillë. Tani ju kuptova  sepse e kërkoni divorcin aq lehtë. Keni shumë të drejtë.Eshtë shumë më lehtë të ndahesh nga jarani,se me babain  e fëmijëve .

Dilni jashtë se na mërzitet shumë! –i urdhëroi Vjollca,kur i pa  që u drejtuan të ndesheshin fizikisht me mua.

Këtë finale nuk e kisha parashikuar. Si mund të kacafytesha  me gratë,te zyra e shoqates së tyre  !? Ku do të fshihesha po të më ndodhte ai skandal? U befasova. Pas urdhërit me ton , të Vjollcës, zonjushat  si hynë -dolën,pa më përshendur as me shikim. Kur dolën zonjushat, me Vjollcën ndezëm  cigare nga të mijat.  Meqë stuhija doli jashtë zyre, po tymosnim në telhallëk.

Me këtë incident,besoj se nuk na ka mbetur shteg për bashkëpunim,- dhe i zgjata  dorën e ndarjes,me mirësi,  zonjës Vjollca.

Të bie më shkurt, e më lire, të antarësohesh në partinë tonë,meqë edhe kryetari ka simpati për ju,- mu përgjigj pa më lëshuar dorën.

Mendoj, se këto punë, nuk bëhen me dhunë. Meqë ka respekt për mua,  ndonjë ditë, do të pi kafe me kryetarin tuaj.

Në zyrë është. Mund ta takoni tani.

Të lutëm , më lër të qetësohem, pas kësaj zallamije që kalova!

E keni numrin e telefonit? Kam miq që e kanë numrin e tij ,- dhe dola jashtë për t’u  çliruar nga tensionet e ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat