Hidhet poshtë një akuzë ndaj Weinstein

Kultura

Hidhet poshtë një akuzë ndaj Weinstein

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:08
Harvey Weinstein

Padia e aktores Ashley Judd per ngacmim seksual kundër producentit të Hollywood, Harvey Weinstein, është hedhur poshtë nga një gjykatë në Los Angeles.

Gjykatësi Philip Gutierrez mori vendim ditën e mërkurë se pretendimet e Judd nuk bien brenda fushëveprimit të statutit sipas të cilit ajo kishte paditur.

Megjithatë akuzat për dëmtim, ku Judd pretendon se Weinstein ka sabotuar karrierën e saj, do të procedohen ka bërë të ditur gjykatësi.

Weinstein vazhdimisht ka mohuar të gjitha akuzat për ngacmime seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat