MKRS e gatshme për bashkëpunim konkret me Zvicrën

Kultura

MKRS e gatshme për bashkëpunim konkret me Zvicrën

Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:33
Pamje nga takimi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike Kosove-Zvicër, Stefan Sarakany dhe kryetarin e fondacionit të artistëve nga Zvicra Jacob Abraham, me të cilët bisedoi për fillimin e bashkëpunimit kulturor mes Kosovës dhe Zvicrës.

Me këtë rast ministri Gashi tha se bashkëpunimi mes dy vendeve është në interes të realizimit të aktiviteteve kulturore që kanë për qëllim promovimin e kulturës shqiptare në vendet e ndryshme të Evropës, me theks edhe në Zvicër ku ndodhen shumë bashkatdhetarë nga Kosova.

Ai shprehu gatishmërinë për të mbështetur projektet që mundësojnë edhe shkëmbimin e artistëve, profesionistëve si dhe përvojave të mira mes Zvicrës e Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të ndërkëmbimit kulturor.

Ndërkaq të pranishmit në takim e falënderuan ministrin Gashi për pritjen dhe u shprehën të gatshëm për të filluar bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve kulturore të cilat kanë për qëllim fuqizimin e kulturës ne vend dhe në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat