Ti, o Skënderbe!

Kultura

Ti, o Skënderbe!

Nga: Zymer Mehani Më: 17 janar 2019 Në ora: 09:02
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Rroke shpatën
N’Kala t’Krujës
Shembe një lubi
Një kulçedër me shtatë koka
Një Perandori

Korre ëndrra pashallarësh
Dhe shekujt me pallë
Padishahë dhe jeniçerë
I grive palë-palë

Përkrenarja me dy brirë dhie
Bukurr t’rri mbi kokë
Për lirinë e kësaj Arbërie
Me shqiptarët –tok

N’gjoks Flamurin Kuqezi
N’luftëra çlirimtare
Shpatë e rëndë t’shënoi lavdinë
N’historinë shqiptare

FRYN MURLANI 
(Motiv popullor)

Fryn murlani me stuhi 
Malet seç ushtojnë 
Kryetrimin e Arbërisë 
Rendin, e kërkojnë

Kërkojnë shpat'n e Kastriotit 
T' Arbërisë Kryezotit 
Uturojnë stuhitë në male 
Për një Përkrenare

E kërkojnë një Kryetrim 
Zot të atdheut tim 
Që i mundi shumë ushtri- 
Një Perandori

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat