Borës

Kultura

Borës

Nga: Hamza Halabaku Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:15
Hamza Halabaku

E bardhë si ti

e ftohtë si askush,

e rrallë bukuri

me e parë me sy.

Sharrit i qëndis qeleshen,

bukuria hijeshon vendin.

Gëzimet me ty përleshen

Dhe tek ai që s´ta din emrin.

Ty të do gruri e molla,

edhe lumi e liqeni.

Të duanë vogëlushët në shkolla

edhe bjeshkët e këtij vendi...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat