Poezi e papërfunduar

Kultura

Poezi e papërfunduar

Më: 21 janar 2019 Në ora: 20:19
Agim Vuniqi

Jetë bëjë në Alexandri-Virginia,

qielli permbi blu, 

veturat në lëvizje,

dielli rrezaton si saçi mbi fli

E vështirë jeta në dy shtëpi

Këtu jetoj në Strutfield ln, Alexandria, Virgjini;

Atje Rruga e Vushtrrise, 

Tophane, rruge zigzake, 

na bashkon qielli blu, 

nuk degjohet më fishkllima,

as çuf-çufi i pampurit,

që ndan Tophanen me Arbëri.

Një qiell i përbashkët na bashkon, 

një qiell blu, 

mua ne Alexandri Stratfield ln, Virgjini 

dhe vellain që kujdeset për shtëpi

 rruga e Vushtrrisë, lagja Tophane 

...deri te hekurudha pa pampur

që ndan Tophanen me Arbëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat