Ditë vere

Kultura

Ditë vere

Nga: Dibran Demaku Më: 22 janar 2019 Në ora: 15:12
Dibran Demaku

Qëkur i kishte thënë se takimi do të bëhej në lokalin e së motrës së saj ai kishte ndjerë një ftohtësi në zemër.Një aso ftohtësie që për një çast sikur ta ngrinë gjakun në damarë.Kishte dashur të kundërshtonte,por tjetra nuk i kishte lënë hapësirë kundërshtimi:-„Do të takohemi tek lokali i motrës time,sepse aty jemi më të sigurtë!“-kishte nxituar të shtonte ajo.Vendosmëria dhe këmbëngultësia e saj sikur ia kishte topitur trurin.Në fund të bisedës së shkruar vetëm i kishte thënë se mezi priste që ta takonte atë dhe se malli po e përvëlonte më shumë sesa rrezet e diellit të verës.

Që nga larg kishte njohur profilin e saj.Ajo kishte ardhur e para dhe po e priste.U takuan duke i shtrënguar vetëm duartë dhe i kryqëzuan shikimet.Sikur donin që në ato shikime të zbulonin mallin që u zhuriste zemrat.Pas përshëndetjes u ulën dhe porositën pije të ftohta që ta shuanin etjen që u kishte zhuritur buzët.Ajo ishte veshur krejt me të zeza,ngjyrë kjo që ai nuk e honepste fare,por që thënë të drejtën asaj i shkonte shumë.Në mendje iu fanit mendimi se ngjyra e zezë simbolizonte të keqen,por edhe atë mendim e ndoqi nga vetja e tij.Fakti se ajo e tëra dhe e bëra ishte para tij,paqka se e veshur me të zeza,tregonte se do ta kalonin një pasdite të këndshme.Një aso pasdite që njeriu i shkretë vetëm e ëndërron.

Kaluan minuta të tërë vetëm duke e shikuar njëri-tjetrin herë-herë duke buzëqeshur si dy adoloshentë që takohen sëpari.Malli i grumbulluar ndër stinë sikur u rëndonte ende në zemër e në gjuhë dhe sikur nuk mund të flisnin nga pesha e tij.

Ajo pa orën:-„Ikim në destinacionin tonë,sepse edhe ashtu unë nuk kam shumë kohë!Mbase në këtë moment shumë sy që unë nuk i njoh më shohin derisa po rri me ty sh...!“-dhe nuk e përfundoi fjalën,por mori çantën dhe u nis.Ai e ndoqi pas.

Në ashensor ishin vetëm,pa sytë vëzhgues,dhe ai e kapi për beli dhe duke e shtrënguar për trupi e puthi me afsh në buzë.Edhe ajo e puthi,por disi shkurt,jo si dikur!...Dera e ashensorit u hap dhe ata u drejtuan nga makina që rrinte e parkuar në vendin e saj.

Ai rendi para saj dhe ia hapi derën e makinës.Ajo ju shmang asaj dere dhe hapi vetë derën tjetër.-„Kërkoj falje,por nuk ulem dot në karrigën e parë shkaku i syve survejues!...“

Deshi nuk deshi ai iu bind dëshirës së saj.

E motra kishte hapur një lokal ondulimi apo thënë shqip zbukurimi.Në atë lokal shkonin femra gra e vajza për t‘u zbukuruar për ndonjë festë apo për takime të rëndësishme.

Lokali ishte në katin e dytë të një ndërtese shumëkatëshe.Ata i ranë ziles dhe ngjitën shkallët.Derën e lokalit e gjetën hapur.E kishte lënë hapur e motra e saj,e cila në atë moment po merrej me një kliente të saj.Kur ata kaluan pragun e derës ajo vetëm i përshëndeti nga larg me një buzëqeshje të çiltër.Ajo buzëqeshje e saj sikur i largoi atij një barrë që i rëndonte në mënyrë mbytëse!Buzëqeshja e saj e çiltër tregonte se ai ishte i mirëseardhur!

Kur kishin ngelur krejt vetëm ai e kishte shtrënguar e puthur me afsh,ndërkaq ajo sikur u ikte puthjeve të gjata!I jepte herë pas here ndonjë puthje të befasushme të shkurtër dhe u largohej buzëve të tij.Ndërkaq ai e puthte kudo:në buzë,në faqe,në qafë...Dhe e shtrëngonte sikur të kishte frikë se i ikte!
Ajo me mjeshtri u largohej puthjeve të gjata të tij...Kur ai kishte kaluar pothuajse në ekstazën e ndjenjave të tij dhe po e puthte në kraharorin e saj të bëshëm ajo me zërin e tmershëm të frikës e kishte ndërprerë:-„Mos...mos...mos...të lutem mos!“...

Thirrjet e saj pothuajse lebetitëse sikur e kishin gozhduar!Sikur ia kishin prerë si me shpatë ëndrrën...dëshirën...?!

Kishte liruar duartë me të cilat e shtrëngonte dhe ajo ishte ngritur duke mbuluar kraharorin e saj!

-„Përse je kështu i rrëmbyer?!...Këtë herë unë nuk jam e përgatitur as fizikisht e as psikikisht për diçka të tillë!...Të kam thënë dhe të kam shkruar se këtë herë desha vetëm të të takoj dhe të ndjejë dhe të prek ndjenjën tënde!...“plyForward

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat